GREQI – Gigi Hadid dhe Emily Ratajkowski fitojnë nga 1.3 milionë dollarë secila vetëm se inauguruan qendrën e re tregtare në Mikonos, Greqi. Ditët e fundit dy modelet bukuroshe janë parë të kalojnë disa ditë pushime në ishullin e mrekullueshëm grek, por jo vetëm kaq ato paskan shkuar dhe për punë raporton Daily Mail.

Jo më kot janë dy nga modelet më të kërkuara e më të paguara në industrinë e modës.Gigi dhe Emily paguar plot 1.3 milionë dollarë secila vetëm për një prerje shiriti. Ceremonia e këtij eventi u ndoq nga 190 mijë njerëz online, ndërkohë që për të festuar u ftuan edhe personazhe të famshëm si Mate Moss etj.


(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb