SPANJE-Me fustan të kuq të gjatë me supet zbuluar, Monica Belluci është shfaqur e mrekullueshme në Spanjë. Diva ndodhet në Valencia së bashku me Valentinon për premierën e operas ‘Traviata’, e drejtuar nga Sofia Coppola.
Artistja që si gjithmonë në të tilla raste zgjedh ngjyrën e kuqe, ka tërhequr vëmendjen e fotografëve të shumtë. E ftuar në event ka qenë edhe mbretëresha Sofia e Spanjës.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: