ELBASAN– Moti i pazakontë për muajin korrik, me reshje shiu dhe erë të fortë, ka goditur edhe qarkun e Elbasanit.

Gjatë pasdites së sotme në disa zona të Qarkut të Elbasanit moti është përkeqësuar dhe reshjet e dendura të shiut janë shoqëruar edhe me rënien e breshrit, kokrra e të cilit sipas raportimeve nga terreni kishin një diametër 3- 5 cm.

Reshje të tilla të pazakonta përfshinë fshatin Guri i Zi dhe Labinot Mal në Njësinë Administrative Labinot Mal.

Breshëri ka shkaktuar dëme të mëdha në kultura bujqësore, perimtari e vreshtari. Ndërkaq dëme më të vogla nga moti i keq i shoqëruar me stuhi, janë shkaktuar edhe në mjaft fshatra të tjerë të Qarkut të Elbasanit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb