TIRANE – Ardhja në jetë e Ajkës ka qenë bekimi i të dyja familjeve, të Besit dhe të Xhensilës. Dukej si një fëmijë i mezipritur jo vetëm për prindërit e rinj, por njëkohësisht për të gjithë të tjerët që e kanë ndjekur nga afër dashurinë disavjeçare të dy artistëve. Ana Kallaku, halla e Ajkës, është një prej njerëzve të lumtur që kur ka ardhur ajo në jetë. Ndonëse e vogla ka vetëm pak ditë që ka përshëndetur botën, për Anën nuk ka lumturi më të madhe shkruan Class.

Motra e Besit ishte sot e ftuar në “Rudina” dhe, krahas projekteve të saj televizive, të cilat ajo i ndjek tërësisht e shkëputur nga profili i vëllait, foli edhe për raportin e veçantë që ka si me Besin, ashtu edhe me Xhenin, siç i thërret ajo kunatës së saj:

“Kam qenë gjithmonë shumë e lidhur me Besin, sepse pas lindjes sime, mami është rikthyer shumë shpejt në punë dhe Besi është kujdesur shumë për mua, por kjo marrëdhënie e ngushtë ka vazhduar edhe tani që jemi rritur. Gjërat nuk kanë ndryshuar aspak. Edhe tani me të ndaj çdo gjë që dua. Ne jemi edhe njerëz që e shprehim shumë dashurinë, ndaj jam e lumtur”, – tha Ana duke iu referuar raportit të saj me Besin.
Dhe jo më pak e lidhur është edhe me Xhenin. Në fakt, Xhensila, siç rrëfeu Ana, ka hyrë në familjen e tyre kur ishte shumë e re, vetëm 17-vjeçare, ndaj Ana dhe ajo, pothuaj janë rritur bashkë:

Me Xhensilën, më duket sikur jam rritur. Ajo ishte vetëm 17 vjeç kur hyri në shtëpinë tonë, por ne dhe kemi jetuar një pjesë të mirë të kohës bashkë. Në të vërtetë, mbaj mend vetëm pak gjëra që nuk kanë lidhje me Xhensilën. Jemi shumë shumë të lidhura, jemi edhe një moshë, kemi vërtet një marrëdhënie shumë të bukur. Kur e shoh sesa të lumtur e bën Xhensila vëllanë tim dhe kur ata të dy janë të lumtur bashkë, atëherë edhe unë jam shumë e lumtur.
Po tani që është bërë hallë? Ah, tani është në qiellin e shtatë. E pyetur për këtë ndjesi të re, Ana tha se nuk mund të ishte më e lumtur se kaq: “Jam aq e lumtur tani që jam bërë hallë, sa më duket sikur jemi në parajsë. Ndihem si në qiellin e shtatë. Uroj që atyre t’u shkojë çdo gjë mbarë! Për ne është lumturi e madhe”.

-640-0-5b4cca0b77bd7

Ndërsa Ana fliste në studio me Rudinën, Besi dhe Xhensila e ndiqnin nga shtëpia. Të dy të dashurit e saj e kanë pikë të dobët hallën. Xheni “ti je diell”, ndërsa Besi, edhe pse vetë është bërë baba dhe e motra nënë para tij, e ka fiksim ta quajë “e vogla e vëllait”. Çfarë mund të jetë më shumë se kaq një motër?
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb