TIRANË- Kur ka kaluar më shumë se një muaj nga vrasja e gjyqtares Fildez Hafizi prej ish-bashkëshortit të saj Fadil Kasemi, motra e së ndjerës Amela Hafizi ka kërkuar kujdestarinë e fëmijëve të saj.

Kërkesa është depozituarnë Gjykatën civile të Tiranës.

Në seancë pranë gjykatës për tu njohur me kërkesën është thirrur dhe babai biologjik i fëmijëve, Fadil Kasemi. Ky i fundit siç mëson “BalkanWeb” ka refuzuar që ata t’i dorëzohen tezes.

“Fëmijët s’kanë pse shkojnë tek tezja kur mund të rriten pranë të afërmve të mij”,- mësohet të ketë thënë ai në gjyq, siç raporton për “BalkanWeb” gazetarja Klodiana Lala.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: