Manchester United po kërkon një shok të denjë në qendër të mbrojtjes për Bailly dhe raportimet e fundit të japin përshtypjen se objektivi është futbollisti i Real Madrid Raphael Varane.

Francezi, i cili u shfaq në konferencën për shtyp në prag të gjysmëfinales kundër Belgjikës, i pyetur nga mediat nëse është kontaktuar nga Jose Mourinho është përgjigjur: “Po….jo, drejtpërsëdrejti”., ndërsa më pas e përforcoi: “Kishte kontakte, por jo direkt.”

Varane u bë pjesë e Real Madridit kur trajner ishte Mourinho në vitin 2011 dhe “Special One” e ktheu atë në një lojtar tepër të rëndësishëm duke e aktivizuar shpesh. Francezi shumë shpejt i tregoi vlerat e tij dhe tani është një nga qendërmbrojtësit më të mirë në Evropë.

Gjithsesi nëse ky transferim do të mund të bëhet i mundur këtë do ta shohim gjatë verës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb