Edhe pse me pushime Kryeministri Rama nuk ndal së promovuari vendet turistike të vendit, për të gjithë vizitorët, vendas apo të huaj. Në një postim në faqen e tij sociale në facebook, Rama shkruan se Mozaikët e Bazilikës së Linit në Pogradec do të qëndrojnë zbuluar për vizitorët gjatë gjithë sezonit turistik.

“MIRËMËNGJES
dhe me këto pamje nga mozaikët e Bazilikës së Linit në Pogradec, që do të qëndrojnë zbuluar për vizitorët gjatë gjithë sezonit, ju uroj një fundjavë të bukur ”- shkruan kryeministri në facebook, ku bashkëngjitur ka postuar edhe një video nga Mozaikët e Bazilikës së Linit në Pogradec.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb