SHBA – Një 21-vjeçare është bërë personi më i ri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që ka bërë transplant të plotë të fytyrës. Katie Stubblefield 4 vjet më parë qëlloi veten me një armë zjarri në një tentativë vetëvrasje.

Ishte 25 mars 2014 kur 21-vjecarja qëllon me armë veten në banjën e shtëpisë së vëllait të saj. Ajo u transportua mënjëherë në spitalin e Cleveland edhe pse në gjendje të rëndë, ia doli të shpëtonte për mrekulli.

Në vitin 2016 gjendja shëndetësore e Katie ishte e qëndrueshme. Por ajo ishte e demorfuar e tëra në fytyrë dhe i duhej një transplant fytyre. Ajo kaloi 31 orë në operacion dhe falë tij ajo ka një fytyrë të re, që i lejon të përtypë, gëlltitë dhe të marrë frymë lirisht.

“Këtë që po jetoj e kam jetë të dytë”, është shprehur Katie, tashmë në moshën 22 vjeçare, në një dokumetar të “National Geographic” që u transmetua dje.

Katie është personi i 40-të në botë që ka marrë një transplant fytyre dhe i treti në Klinikën e Cleveland, që konsiderohet si pionier në rindërtimin e fytyrës në SHBA. Gjithashtu transplanti i Katie ishte më i gjatë i kryer ndodnjëherë, i cili zgjati 31 orë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: