TIRANE- Personazhe të njohur nga politika e arti edhe në Shqipëri ashtu si në të gjithë botën agjërojnë gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

Pavarësisht angazhimeve profesionale, ata duket se kanë sfiduar edhe temperaturat e larta dhe kanë zgjedhur të bëjnë atë që ndjehen më mirë, të sakrifikojnë gjatë këtij muaji.
Bregu

297599
Personazhet e njohura e kanë mirëpritur këtë muaj përmes postimeve dhe thënieve nga Kurani. Mes atyre që agjërojnë janë deputetët Shpëtim Idrizi, Esmeralda Shkjau dhe Enkelejd Alibeaj.

Listës i shtohet edhe këngëtarja Çiljeta Xhilaga, një agjëruese e rregullt. Këngëtarë të tjerë besimtarë që agjerojnë janë Sidrit Bejleri, Shpat Kasapi, Leonora Jakupi, Gili dhe ndonëse jo plotësisht edhe Zajmina Vajsari.

Balerina e T.O.B Isida Mollaymeri është gjithashtu një nga personazhet vip më besimtare që agjeron rregullisht. Agjerim të lehtë të gjithëve!
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: