Një muaj nga starti i Ligës së Kombeve, skuadra kombëtare është ende “në ajër”. Nisur nga situata që po kalon secili lojtar i kontingjentit të kuqezinjve, është pak të thuash se situata është alarmante. Nisur nga porta në sulm, çfarë mund të konsiderohet shpëtim për Kombëtaren janë vetëm… ekstremet.

Porta dhe sulmi – Mungesa e Armando Sadikut do të peshojë në ecurinë e kuqezinjve. Kjo bën që trajneri Panuçi të ketë vëmendje te treshja e sulmuesve Balaj, Guri dhe Cikalleshi. Secili prej tyre po luan në skuadrat respektive, pavarësisht kampionatit dhe mbeten alternativë premtuese për Shqipërinë në ndeshjet e shtatorit. Porta, me Strakoshën dhe Berishën gjithashtu duket si një garanci e shtuar për kuqezinjtë.

Mungesat – Armando Sadiku është i fundit që i shtohet listës së mungesave të sigurta dhe mund të konsiderohet mungesa e madhe. Gjithashtu, Amir Abrashi, i cili disa muaj më parë kreu operacion në gju, mund të mos jetë rikuperuar plotësisht në shtator. E njëjtë është situata edhe për Taulant Xhakën. Problemet – Shumë prej kuqezinjve janë ende pa skuadër. Në mbrojtje, Mavraj, Ajeti, Gjimshiti, Memolla e Balliu janë ende në kërkim të një ekipi për të vijuar sezonin. Kjo bën që skuadra përfaqëuese të jetë pa boshtin e titullarëve dhe madje edhe pa alternativa që të garantojnë paraqitje cilësore të skuadrës. Shqipëria do të tentojë kualifikimin në evropian dhe Liga e Komnbeve është një nga mundësitë që e ofron biletën

Burimi: http://www.panorama.com.al/sport/mungesa-dhe-lojtare-pa-ekip-para-liges-se-kombeve-shqiperia-i-falet-ekstremeve/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb