Ato kanë kohë që janë mikesha të ngushta dhe të dielën Naomi Campbell dhe Rihanna kanë shijuar së bashku një darkë në New York.

Supermodelja mahnitëse është fotografuar teksa dilte nga një restorant italian, pasi kishte shijuar një darkë me yllin e muzikës dhe mikeshën e saj Rihanna. Naomi 46 vjeç e veshur me një fustan të gjatë me rripa tregonte format e saj si gjithnjë të përsosura.

Ndërsa Rihanna ishte veshur me një fustan të gjatë me lule, duke tërhequr vëmendjen e fotografëve të cilët i kanë fotografuar të dyja yjet.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: