Kreu i PDK, Nard Ndoka ka paralajmëruar kyreministrin Rama se në shtator do të fryjë erë e fortë dhe për këtë ai duhet të largohet, tani, në gusht!

Në një status në Facebook, Ndoka e ka etiketuar Ramën me termin “dordolec”, duke e akuzuar atë se është personi përgjegjës për dështimin e zbatimit të ligjit në vend.

Postimi i Nard Ndokës

Shtet ligjor, apo shtet dordolecash?!

Dordoleci vihet kryesish në kopshte e ara të mbjella për të trembur shpendët.

Edi Rama ka ndërtuar një shtet “ligjor” dordolecash, në qënder ka vendosur vetën për të trembur të tjerët; drejtuesit e institucioneve, nēpunēsit, qytetarët dhe këdo tjetër.

Promovon në teori shtetin ligjor; me ligje, vendime e udhëzime, por në praktikë; vendos një dordolec në krye për të frikësuar të tjerët dhe asgjë më shumë.

Burg për ato që abuzojnë me energjinë elektrike; vendos “dordolecin”, si standard. Burgos qytetarë, i detyron të vetvritën dhe i varfëron pafund; por dordolecin nuk e kanë frikë oligarkët që vjedhin energjinë elektrike, haptazi dhe me bekimin e dordolecëve.

Burg për ato që ndërtojnë pa leje; dordoleci përseri mbi kokat e qytetarve, por oligarkët shembin shtëpi dhe ndërtojnë kulla, presin pemë dhe ndërtojnë pa leje, zgjerohen duke shkatërruar përreth, dordoleci ul kokën përpara tyre, apo bashkëpunon me to.

Dordoleci i varur në çdo plazh për qytetarët; por oligarkët gllabëruan hapësirat publike. Humbën jetë njerzish në det, se mbi kullat e shpëtimit kishte dordolecë; jo ruajtës jete, si ligji e parashikon.

E prapë dordoleci kryeminister, flet për shtet ligjor!

Deshtove Edi Rama; premtove shtet ligjor, por ndërtove shtet dordolecash!

Largohu sëbashku me vapën në gusht, se në shtator do fryjë erë e fortë për ty e dordolecat që ti kujton, se do të trembësh të tjerët.

Koha jote mbaroj, kuptoje kaqëgjë, se pastaj ti e din; dordoleci shkulet krejt lehtë!

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: