SHBA – Agjencia amerikane e hapësirës, NASA ka nisur misionin e saj për të dërguar një satelit më pranë Diellit se kurrë më parë. Raketa që mban sondën Parker Solar, u ngrit në qiell nga Cape Canaveral, Florida.

Lëshimi i kësaj sonde vjen pas një përpjekje të dështuar një ditë më pare për shkak të motit. Sonda e lëshuar bëhet objekti më i shpejtë në histori, i krijuar nga njeriu, raporton BBC.

Të dhënat që pritet t’i marrë kjo sondë synojnë të zbulojnë misteret më të mëdha të Diellit. Sonda do të rrotullohet rreth Venusit për gjashtë javë dhe më pas do të ketë takimin e parë me Diellin.

Për gjatë shtatë vjetëve, sonda Parker do të bëjë 24 rrotullime rreth Diellit, me qëllim që të studiojë fizikën e koronës së saj, vend ky që duket se është origjina e shumë aktiviteteve të rëndësishme që ndikojnë në Tokë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: