Ndeshja e të martës e vlefshme për turin e parë eliminator të “Champions League” mes Videoton dhe Duddelange nuk ka prodhuar vetëm futboll, por edhe një skenë kung fu-je.

Kjo pasi mbrojtësi i skuadrës nga Luksemburgu, Bryan Melisse bëri një nga ndërhyrjet më të rënda të historisë së futbollit, duke u ndëshkuar edhe me karton të kuq.

Incidenti ndodhi vetëm pak minuta larg fundit, kur hungarezët kryesonin 2-1, ndërsa Melisse pasi largoi topin, kërceu me takat e ngritura dhe përplasi futbollistin kundërshtar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb