SHBA – Komiteti i Sentatit të Inteligjencës së SHBA ka thirrur themeluesin e WikiLeaks, Julian Assagne për të dëshmuar për rastin e ndërhyrjes së dyshuar të Rusisë në zgjedhjet Presidenciale të vitit 2016.

Lajmi u bë i ditur nga vetë WikiLeaks nëpërmjet një postimi në Twitter.  Sipas këtij postimi, letra ishte dërguar me një kërkesë nga ambasada amerikane në Londër.

Ekipi ligjor i WikiLeaks tha se aktualisht po shqyrton kërkesën e bërë nga Komisioni i Senatit të SHBA, por vuri në dukje se procesi i dhënies së dëshmive duhet të përputhet me një standart të lartë etik.

“Ashtu si jeni në dijeni, Senati po bën një hetim në lidhje me ndërhyrjet e Rusisë në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së në vitin 2016. Si pjesë e këtij hetimi, Komiteti kërkon që të keni mundësinë për një intervistë,” shkruhet në kërkesë

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: