ELBASAN– Skuadra e Luftëtarit do të përballet sot në ndeshjen e kthimit me ekipin letonez të Ventspils në kuadër të Europa League. Ndeshja do të luhet në orën 20:00, në stadiumin “Elbasan Arena”, ndërsa policia ka marrë masat për zhvillimin sa më normal të saj.

Policia e Elbasanit bën me dhe se për mbarëvajtjen e kësaj ndeshje do të angazhohen 115 forca Policie të Rendit, Qarkullimit, Shqiponjat, FNSH-ja dhe Policia Kriminale.

Policia e Elbasanit bën me dhe se për mbarëvajtjen e kësaj ndeshje do të angazhohen 115 forca Policie të Rendit, Qarkullimit, Shqiponjat, FNSH-ja dhe Policia Kriminale.

“Do ketë disa bllokime të akseve në drejtim të stadiumit duke filluar nga ora 15:00 e datës 19.07.2018 deri në përfundim të aktivitetit sportiv, si dhe do mbyllen lokalet rreth stadiumit.
Të gjithë tifozët do të kontrollohen në hyrje të stadiumit nga forcat e policisë ku nuk do të lejohet futja e sendeve të forta, shisheve me tapë, fishekzjarreve, monedhave apo metaleve (të çfarëdo lloj), si dhe të çelësave.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, i kërkon qytetarëve që të minimizojnë lëvizjen me automjete në akset që të çojnë drejtë stadiumit, ç’ka do të sillte një ndihmesë të madhe në zhvillimin sa më normal të këtij aktiviteti. Duke falënderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe mediat për bashkëpunimin!”- thuhet në njoftimin e policisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb