Tre plantacione, në total rreth 26 mijë bimë kërpi, u zbuluan nga Policia italiane e Shtetit gjatë hetimeve që çuan në operacionin “Kopshte Sekrete”.

Rreth 20 milionë euro do të ishin të ardhurat nëse do të hidhej në treg. Hetimet që nisën nga konfiskimi, u zhvilluan në Nicotera, Joppolo dhe Capistrano, kanë zbuluar aftësinë e organizatës për të siguruar të gjitha fazat e ciklit të prodhimit. Janë 18 të arrestuar, shkruan tgcom.

Policia italiane ka shkatërruar kështu një bandë kriminale dedikuar trafikimit të drogës të menaxhuar nga Emanuele Mancuso, djali i njërit prej udhëheqësve të klanit të Ndranghetas të Limbadi Pantaleone, ose ndryshe ‘inxhinieri’. Tetë persona përfunduan në burg, nëntë në arrest shtëpiak dhe një detyrim paraqitje.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: