VLORE – Një vlonjat dhe një turk, të dy të shpallur në kërkim, janë kapur në Vlorë me qëllim ekstradimi drejt Italisë dhe Turqisë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Vlorë, kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

Shpëtim.A., 50 vjeç, banues në fshatin Babicë, Vlorë.

Shtetasi i mësipërm ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma Itali, pasi është i dënuar me 3 vjet, 6 muaj dhe 18 ditë  burgim, nga drejtësia italiane për veprat penale ”Shfrytëzim prostitucioni”, ”Trafikimi narkotikëve” dhe ”Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 81,110, dhe 648 të Kodit Penal Italian.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare Vlorë kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

Tayfun.D., 35 vjeç, banues në Turqi.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale ”Mashtrim me kredi”, parashkikuar nga neni 357 të Kodit Penal të Katarit.

Shtetasi është dënuar me 1(një) vit burg.

Ndërkohë po vijojnë procedurat e mëtejshme për ekstradimin e këtyre dy shtetasve drejt shteteve përkatëse ku janë shpallur në kërkim.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: