Abdelhak Nouri, futbollisti i Ajax i cili pësoi një atak në fushë në ndeshjen miqësore kundër Werder Bremen, është zgjuar nga koma pas 1 viti.

Lajmin e mirë e dha i vëllai i 21-vjeçarit i cili deklaroi se gjendja shëndetësore e tij është përmirësuar pavarësisht se ende nuk mund ta lëvizë trupin.

Vëllai i lojtarit: “Kondicioni neurologjik i tij është më mirë se disa muaj më parë. Fizikisht është e vështirë. Ai nuk e lëviz dot trupin, vetëm kokën, por ndonjëherë çohet nga krevati për t’u ulur në një karrige invalidi. Nuk mund të komunikohet akoma me të.

Në fillim ne nuk na lejonin të qëndronim me të për një kohë të gjatë. Këto janë rregullat e spitalit, por më pas doktorët e panë se çfarë ndikimi kishim tek ai. Ai është bërë më i qetë. Ai na njeh.”

Më saktësisht Nouri pësoi një hemorragji cerebrale pas atakut kardiak më korrik të 2017-s, duke bërë që e gjithë bota e futbollit të lutej për të.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: