TIRANE– Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati i ka dërguar një letër Presidentit Ilir Meta ditën e sotme. Përmes saj, ministri Bushati i ka kërkuar zyrtarisht Kreut të Shtetit plotfuqishmërinë në lidhje me nisjen e negociatave dypalëshe të Shqipërisë dhe Greqisë.

Burime për “BalkanWeb” nga MEPJ thonë se përmes kësaj kërkese synohet fillimi zyrtar i negociatave me Greqinë.

Kërkesa bëhet nga Ministria e Jashtme, para se ekspertët të ulen në tryezën mbi hartat për të piketuar kufijtë detarë.

Në rastin e kufirit detar, kriteret e dakordësuara janë ato të 12 miljeve dhe të vijës së mesit mes kufirit të të dy vendeve. Nga parimi i 12 miljeve përfitonin Shqipëria dhe Greqia bashkë dhe se matja do të niste nga ishujt grekë të banuar në vitin 1913.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb