TIRANE – Nevina Shtylla është bukuroshja, e cila do të jetë edhe imazhi i ri i emisionit të artit në TV “Klan”, “Jo vetëm modë”. Lajmi ka ardhur para disa javësh, kur moderatorja edhe vetë ideatorja e tij, Floriana Garo, ka vendosur të largohet nga Shqipëria dhe nga ekrani.

nevina-1

Bukuroshja Shtylla në një intervistë për “Bluetooth” të “Gazeta Shqiptare” ka folur për surprizat e reja që pritet të shohim në “Jo Vetëm Modë”, se si erdhi propozimi dhe pritshmëritë e saj për këtë emision. Gjithashtu, Nevina ka folur edhe për marrëdhënien me pjesëtarët e tjerë të këtij televizioni, për pasionet dhe për të ardhmen jashtë televizionit.

nevina-4
Ju jeni një nga miset shqiptare, e cila ka zgjedhur rrugën e televizionit si karrierë. Përse zgjodhët këtë rrugë?
Më tërhoqi ekrani dhe mundësia për të dhënë pak nga vetja në ekran, pse jo për të qenë një shembull apo influencë pozitive tek shikuesit. Puna në televizion është pak art, pak letërsi, teknologji, biznes e kështu me radhë. Ka pak nga të gjitha.

nevina-3
Keni marrë pjesë këtë vit në maratonën e këngës. Si ishte si eksperiencë? Do ta bënit sërish?
Ishte një eksperiencë fantastike. Më njohu me shumë individë të talentuar, profesionistë dhe bëra miq të rinj shumë të dashur. Do të doja ta përsërisja pa diskutim. Më ka dhuruar shumë energji dhe pozitivitet.
Si i keni pasur marrëdhëniet me Klea Huten gjatë maratonës?
Shumë të mira.
Së fundmi jeni zgjedhur për të drejtuar programin “Jo vetëm modë” në TV “Klan”. Si erdhi propozimi?
Ishte një propozim i bërë nga drejtuesit e TV “Klan”, që e pranova me shumë kënaqësi. Ishte një format i njohur për mua, por këtë sezon i kemi bërë disa ndryshime interesante, të cilat publiku i ka pritur mirë. Por do kemi të tjera të reja për të zbuluar në javët dhe muajt në vazhdim.
A keni pasur kontakte me Floriana Garon?
Deri tani jo.
A do të sillni ndonjë risi në emisionin e TV “Klan”?
Si thash edhe më parë, ky sezon i ri vjen më shumë ndryshime në JVM, të cilat po i zbulojmë gradualisht.
A keni pasur të tjerë konkurrentë për të drejtuar emisionin?
Nuk janë bërë audicione. Ishte një propozim direkt.
Intervistën e plotë e lexoni në GSH.al:

http://www.gsh.al/2017/09/23/nevina-shtylla-ndryshimet-qe-do-te-sjell-ne-ekran-dhe-marredhenia-me-floriana-garon/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: