Pas një kohe shumë të gjatë, diva e muzikës shqiptare Nexhmije Pagarusha është rikthyer me një projekt muzikor.

‘Mbushni gotat’ titullohet kënga në të cilën ajo vjen në duet me Violetë Kukaj- Retkocerin.

Kënga është realizuar edhe me videoklip të punuar nga XL Films, në të cilin shihen dy këngëtaret të cilat janë në një kombinim perfekt me njëra tjetrën.

Për muzikën dhe tekstin është kujdesur Fehri Beqiri ndërsa ka pasur edhe bashkëpunëtorë të shumtë të tjerë që e kanë bërë këtë projekt kaq madhor.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb