TIRANE – Sot është një ditë e veçantë për Arilenën, pasi motra e saj e madhe ka ditëlindjen. Këngëtarja ka publikuar një foto me motrën dhe ka shkruar një urim për të. “Gjithmonë krah meje. Gëzuar ditëlindjen Ambra! Motra jote e vogël të do shumë”, -ka shkruar Arilena në foton e postuar në Instagram.
Këngëtarja dhe motra e saj kanë një lidhje të veçantë me njëra-tjetrën dhe Arilena i merr gjithmonë mendim asaj pas çdo performance.
Ajo që bie shumë në sy në këtë foto është ngjashmëria e madhe që dy motrat kanë me njëra-tjetrën. Të dyja bjonde, bukuroshe dhe të ëmbla, ato duken si dy pika uji.
(BalkanWeb)