Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka reaguar në lidhje me ngjarjen e shënuar sot në çerdhen nr.14 në Tiranë. Përmes një statusi në facebook, Vokshi akuzon kreun e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj se ka tentuar të fshehë gjurmët.

‘Ngjarja merr përmasa edhe me të rënda, kur mësohet se me urdhër të Veliajt, nënpunësit e bashkisë, mashtrojnë duke fshehur gjurmët e krimit. Vetëm pak muaj më parë, në shkollën 9-vjeçare “Osman Myderizi”, e rikonstruktuar në vitin 2016, tavani u shkëput duke lënduar edhe mesuesen Elbarina Toshkallari, teksa po shpjegonte mësimin.’ -Shkruan Vokshi, ndërsa në vijim apelon Prokurorinë të hetojë.

‘Nëse nuk reagohet sa më parë nga; Prokuroria, e cila duhet të hetojë dhe të nxjerrë para drejtësisë fajtorët, nëse institucionet ligjzbatuese nuk bëjnë inspektimet e duhura, herën tjetër pasojat mund të jenë katastrofike.’ Përfundon Vokshi.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb