Ajo nxori albumin e saj të katërt në 10 gusht dhe dhjetë ditë më vonë, Nicki Minaj ka tërhequr vëmendjen në tapetin e kuq të MTV Video Music Awards, ku është shfaqur me një body ngjyrë kremi me kontur të zi dhe një vello të bardhë sipër.
Reperja 35 vjeçare ka pozuar përpara fotografëve dhe fansave në New York, duke nxjerrë të pasmet e saj bombastike.
Nuk është hera e parë që Minaj provokon me veshjet e saj, duke nxjerrë format për të cilat shquhet.
(da.xha/BalkanWeb)