SARAJEVE- Një incident i shkuar, në vitin 2015 mund të ketë qenë arsyeja se pse presidentja kroate e takoi ftohtë homologun e saj serb.

Sipas mediave kosovare, në Samitin Brdo-Brijuni në Sarajevë, ku kanë marrë pjesë liderët e Kosovës, Shqipërisë, Sllovenisë, Kroacisë, Bosnje e Hercegovinës, Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë, presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarovic i dha dorën vetëm presidentit Nikoliç.

Në samitin e Zagrebit, Nikoliç është parë duke e puthur si me zor presidenten kroate. Siç shihet edhe në videon e mëposhtme të realizuar në vititn 2015, Nikoliç e ka puthur tre herë Grabar-Kitarovicin, në mënyrën tradicionale serbe.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: