TIRANE- Përmbytja e disa javëve më parë shkaktoi dëm të madh ekonomik e psikologjik në aktivitetin e dhjetëra sipërmarrësve, por ky dëm bëhet edhe më i madh kur mungon vëmendja, interesi e përkrahja e institucioneve shtetërore.

Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qato, e ka ndjekur këtë proces nga afër krah për krah biznesit duke i asistuar ata qoftë me ndihmat e para e gjer tek mbështetja e mëtejshme per rimëkëmbjen e tyre.

Duke pasur parasysh problematikat fiskale të krijuara tek bizneset në përmbytjen e vitit 2016, ministrja Qato në bashkëpunim me pushtetin lokal mori të gjitha masat për të evidentuar dëmin fiskal të këtyre bizneseve.

Falë ndërmjetësimit të zyrës së Ministrisë së Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes është mundësuar lëshimi i vërtetimit të fatkeqsisë për subjektet, i parashikuar më parë vetëm për familjarët, duke çelur kësisoj nisjen e evidentimit të dëmeve për dhjetra subjekte të dëmtuara në të gjithë Shqipërinë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb