Shtëpia e Bardhë e quajti “gënjeshtër” deklaratën e bërë nga një ish-këshilltare e lartë me ngjyrë e cila e akuzon Donald Trump se është racist dhe se ka lëshuar ofendime ksenofobe deri në nivelet më të larta të shtetit.

Ish-kandidatja e emisionit të reality show “The Apprentice”, i drejtuar për disa vite nga Donald Trump, Omarosa Manigault Newman shprehet në një libër që pritet të dalë se eksperienca e saj në Shtëpinë e Bardhë e çoi në përfundimin se presidenti amerikan ishte racist, jo tolerant dhe përbuzës, shkruan atsh.

Ish-këshilltarja përgjegjëse e “Zyrës të marrëdhënieve me publikun” deri në janar pohon se ka dëgjuar ofendime raciste kundër një burri me origjinë filipinase, sipas Guardian, i cili ka siguruar një kopje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb