SARANDE– Zona e Kanalit të Cukës në Sarandë prej tre orësh po vuan mungesën e energjisë elektrike. Pasojat më të mëdha po i vuajnë pushuesit dhe pronarët e hoteleve në këtë sezon veror.

“BalkanWeb” mëson se një çift italianësh kanë mbetur të bllokuar në një ashensor prej disa minutash, ndërsa është dashur ndërhyrja e pronareve të hotelit për nxjerrjen e tyre.

Ndërkohë një tjetër hotel në këtë zonë raporton djegien e disa pajisjeve elektroshtepiake si pasojë e luhatjeve të energjisë.

Mësohet se shkak i ndërprerjes së energjisë është bërë marrja flakë e n/stacionit elektrik për shkak të ngarkesës. Shërbimi zjarrfikës ndërhyri menjëherë dhe fiku zjarrin. Nuk raportohet për njerëz të dëmtuar, por vetëm djegia e transformatorëve.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: