Një profesor i Universitetit të Oksfordit ka zbuluar një mënyrë interesante për të rënë në peshë.

Ashley Grossman, doktor dhe hulumtues shkencor, thotë se diçka e thjeshtë si hapja e dritares së gjumit para se të shkoni për të fjetur mund t’ju ndihmojë të digjni dhjamin. Këtë këshillë ai e arsyeton me faktin që trupi ka dy lloje dhjami.

Dhjami i bardhë dhe i dëmshëm, që grumbullon kaloritë e tepërta dhe i “magazinon” në bark, ijë dhe kofshë.

Të rriturit kanë gjithashtu edhe dhjamë kaf të shëndetshëm, që është i specializuar në djegien e kalorive dhe gjenerimin e nxehtësisë ndërkohë që kryen këtë punë.

Fatmirësisht, për ata që duan të dobësohen, dhjami i keq i bardhë mund të shndërrohet në dhjamë të mirë kaf. Si? Nëpërmjet temperaturës së ulët.

Kur njeriu ka ftohtë, e kthen dhjamin e bardhë në dhjamë kaf për të ruajtur nxehtësinë e trupit”, shpjegon Grossman.

Specialisti i Universitetit të Oksfordit rekomandon që, në vend që të lini ushqimin fare, zgjidhja është që të hapni dritaret e dhomës së gjumit që të jetë freskët. /Burimi: Daily Mail-Shendeti.al/

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: