E vështirë ta përshkruash me fjalë jetën e një burri të madh, shpesh herë është më e thjeshtë ta tregosh me foto. Tgcom 24 propozon një tregim të shkurtër nga momentet e jashtëzakonshme të ekzistencës së Nelson Mandelës, të fiksuar nëpërmjet fotove nga reporterët e agjencisë Associated Press.

Nderimi vjen në 100 vjetorin e lindjes së liderit antiaparteid, i cili vdiq në 5 dhjetor 2013, në moshën 95 vjeçare.

Mandela lindi në 18 korrik të vitit 1918 në Maczo në Afrikën e Jugut dhe është lideri i lëvizjes antiaparteid. Ish presidenti i Afrikës së Jugut ndërroi jetë në dhjetor të vitit 2013. Ditëlindja e tij kujtohet me festime në të gjithë botën.

Ai ishte presidenti i parë me ngjyrë në Afrikën e Jugut dhe ishte i zgjedhuri i parë në mënyrë demokratike.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: