TIRANE– Pas Tom Ndrecës, një tjetër anëtar i Gjykatës së Lartë nuk ka mundur të kalojë procesin e vettingut. Paraditen e sotme, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi shkarkimin e gjyqtarit Admir Thanza, bazuar në 3 kriteret e rivlerësimit. Në seancën e sotme, Ndreca nuk ishte i pranishëm, por përfaqësohej nga avokati i tij.

Anëtari i Gjykatës së Lartë ka dalë javën e kaluar para komisionit të Vettingut, ku është zbuluar një dënim surprizë i tij në Itali për vjedhje në supermarket në vitin 1999, me 40 ditë burg dhe gjobë për vjedhje. Thanza nuk e kishte deklaruar në formular këtë dënim, por për rastin, përpara anëtarëve të KPK-së tha se vjedhjen e kishte kryer kunata e tij, por ai e mori përsipër për të ndihmuar nipin e tij të sëmurë që po kurohej në Itali, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

Ka qenë asistenca e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit ajo që ka ndihmuar në zbulimin e këtij dënimi të padeklaruar nga Thanza.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb