Një valë e të nxehtit nga Afrika veriore pritet të shtrihet mbi rajonin tonë, që do të favorizojë mot të nxehtë dhe kryesisht me diell.

Por ky mot i nxehtë nuk pritet të zgjasë shumë, sepse nga Atlantiku verior fusha të presionit të ulët me masa të ftohta ajrore, do të depërtojnë në fillim të javës mbi vend, që do të sjellin sërish mot të freskët dhe me të reshura shiu.

Në fundjavë temperaturat do të shënojnë ndjeshëm rritje mbi vlera mesatare, ndërsa në fillim të javës do të pësojnë rënie. Minimalet do të luhaten nga 14C deri në 16C, e maksimalet nga 31C deri në 33C, e ditën e martë do të zbresin deri në 22C.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb