Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, dënoi me forcë të gjitha format e racizmit, një vit pas ngjarjeve të Charlottesville të Virxhinias, që shkaktoi vdekje të pakuptimta.

Më 11 gusht 2017, grupet ultra-nacionaliste protestuan kundër heqjes së një statuje. Një kundërprotestë mori formë dhe një makinë përplasi një grup protestuesish anti-racistë.

“Duhet të jemi të bashkuar si komb. Të mbizotërojë paqja për të gjithë amerikanët” tha Trump në Tëitter.

Presidenti me ton të ashpër i kërkoi amerikanëve që të sillen në mënyrë paqësore me njëri-tjetrin.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: