TIRANE- Në një kohë kur Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pretendon se anëtarja e katërt e Gjykatës Kushtetuese ka fshehur pasurinë dhe nuk justifikon blerjen e një apartamenti, vjen reagimi nga gjyqtarja Altina Xhoxhaj. Kjo e fundit reagoi ashpër në seancën e sotme që zhvilloi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Xhoxhaj rrëzoi poshtë pretendimet se ka fshehur pasurinë, ajo tha se gjithçka është e ligjshme.

“Kërkoj rikonfirmim në detyrë, pasi pasuria ime dhe e burrit është e ligjshme”, duke iu përgjigjur kështu pretendimit të KPK se gjyqtarja nuk justifikonte blerjen e një apartamenti.

Sipas saj, llogaritjet e KPK janë të bëra keq. “Kam paraqitur prova te plota për të ardhurat. Me keni ngarkuar barre prova duke mosnjohur mire ligjin për pasurinë e bashkëshortit. Kërkoj konfirmim ne detyre pasi kam punuar në mënyrë të ligjshme. Se njihni ligjin”- tha ajo, ndërsa u tregua tejet agresive.
cf0e8e66-3072-4ad5-92e5-e953cdd607c0
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: