Real Madridi dhe Atletico Madridi duhet të luajnë edhe shtesat për të mësuar se kush nga dy skuadrat do të ngreje trofeun e Superkupës së Europës.
Ekipeve nga Madridi nuk u kanë mjaftuar 90 minuta për ta mbyllur takimin që luhet në Talin.

Serinë e golave e hapi Diego Costa me një gol të bukur vetëm 50 sekonda pasi kishte filluar ndeshja.

Më pas Reali dominoi ndeshjen deri në shënimin e golit të barazimit në minutën e 27-të nga Karim Benzema.

Fituesit e Ligës së Kampionëve arritën të kalojnë në epërsi në minutën e 63-të, ku  penalltinë  e shkaktuar nga Godin e shndërroi në  gol Ramos.

Atletico arriti të barazoj rezultatin në minutën e 79-të me golin e dytë të Diego Costas  duke e dërguar  ndeshjen në shtesë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb