LUSHNJE– Një tjetër tërmet ka goditur vendin tonë ditën e sotme. Lëkundje të tokës janë ndjerë rreth orës 15:46 në Fier, Lushnjë, Tiranë, dhe zonat përreth.

Mësohet se epiqendra e tërmetit 3.5 i shkallës rihter ka qenë 4 km larg Lushnjës. Sipas Agjencisë Europiane për tërmetet, thellësia ka qenë 12km, dhe llogaritet të ketë qenë 41 km larg Tiranës, dhe 29 km larg Fierit.

Më herët rreth orës 10:30 lëkundje tërmeti janë ndejë në zonën e Himarës, 2.4 ballë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: