Ekipet e huaja hedhin vështrimin te Skënderbeu për të rrëmbyer sa më shumë të jetë e mundur nga të gjitha pjesët e vyera të kampionëve në fuqi. Sigurisht që në një situatë të vështirë që po kalojnë bardhekuqtë, një gjë e tillë ishte më se e pritshme për sa u përket ofertave të ekipeve drejt lojtarëve më të mirë të Skënderbeut. Veç katër “të zakonshmëve” që përfshihen në tratativa të nxehta, tashmë është bërë pjesë edhe Fidan Aliti.

Mbrojtësi kosovar, i cili bëri një sezon të shkëlqyer, sidomos pas pezullimit të Jashanicës duke u bërë një nga pikat solide të prapavijës së Skënderbeut, ka rënë në sy të ekipeve të huaja që kërkojnë shërbimet e tij. Burime pranë klubit bëjnë me dije për “Panorama Sport”, se janë në garë disa ekipe turke dhe zvicerane që janë të interesuara për shërbimet e lojtarit.

Të njëjtat burime theksojnë se nuk bëhet fjalë për një ofertë zyrtare, por një interesim të vazhdueshëm dhe pritet që bisedimet të vijojnë, ndërsa brenda muajit korrik të ketë ndoshta një ofertë zyrtare në drejtim të lojtarit.

Burimi: http://www.panorama.com.al/sport/ekskluzive-oferte-nga-kroacia-dhe-zvicra-skenderbeu-do-700-mije-euro-per-gavazajn-e-alitin/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb