Rreth 20 000 dhe 30 000 luftëtarë të organizatës Shteti Islamik (ISIS) janë ende të pranishëm në Irak dhe Siri pavarësisht humbjeve ushtarake dhe tërheqjes së grupit xhihadist në rajon, sipas një raporti të OKB-së të prezantuar sot.

“Mes këtyre anëtarëve të ISIS-it, që janë të ndarë në mënyrë të barabartë mes Irakut dhe Sirisë, mbetet një numër i lartë i mijërave luftëtarëve terroristë të huaj”, thekson ky dokument, i punuar nga vëzhguesit e Kombeve të Bashkuara.

Sipas të njëjtave burime, rreth 3 000 dhe 4 000 luftëtarë të ISIS-it vazhdojnë të ndodhen në Libi, ndëkohë që përgjegjësit kryesore të organizatës xhihadiste operojnë që prej Afganistanit, raporton atsh.

ISISI ka humbur kontrollin e pjesës më të madhe të “kalifatit” të tij të vetëshpallur, kryesisht pasi u largua në vitin 2017 nga Mosuli dhe Rakaja, dy bastione kryesore të grupit xhihadist sunit në Irak dhe në Siri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: