Qindra të ftuar kanë mbushur sot resortin “Prestige” në Golem ku performoi orkestra kineze e flautit të bambusë e përbërë nga muzikantët më të rinj të Kinës. Orkestra ndodhet në Shqipëri si pjesë e turit në Europën Lindore dhe atë Qëndrore dhe interpretoi muzikën instrumentale të bazuar në kulturën kineze të përshtatur me mjeshtëri e stil modern.

Të shumtë janë të ftuarit në Prestige Resort për të ndjekur këtë koncert. I ftuar ishte dhe ministri i Turizmit, Blendi Klosi i cili vlerësoi punën e resortit për krijimin e një ambienti mikpritës.

“Prestige Resort e ka bërë punën siç duhet për të pritur trupën e orkestrës kineze. Ka krijuar një vend shumë mikpritës, shumë festiv e të bukur. Është e disata herë që vi në këtë mjedis për shfaqje të ndryshme.

Duhet të shpalosim dhe ne kulturën tonë në Azi, ne kemi një numër të shtuar turistësh kinezë në vendin tonë. Është e domosdomshme që turizmi i largët aziatik, e sidomos ai kinez të prekin vendin tonë,” tha Klosi.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb