Të mërkurën në ‘Olimpico’ luhet gjysmëfinalja e kthimit në “Champions” mes Romës dhe Liverpool, me tifozët verdhekuqë të cilët besojnë te një tjetër përmbysje e cila mund t’i dërgojë në finale.

Padyshim që nga futbollistët të cilët pritet të bëjnë diferencën është Radja Naniggolan, belgu që së fundmi ka befasuar në një intervistë të tij. Për ‘Times’ ai ka deklaruar:

“Kisha vetëm nënë time dhe ishte e vështirë për të. Bënte 3 punë për të paguar shpenzimet. Ishte e vështirë të rriteshe në këto kushte. Jam rritur në rrugë. Kishim një shtëpi, por isha gjithmonë në rrugë dhe vija vonë. Nuk isha i përqendruar te studimet. Kam bërë disa gabime. Kam vjedhur për të ngrënë, gjëra të vogla, kur kisha uri. Nuk ishte një kohë e mirë për mua”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb