* Një kongresmen që është në të njëjtën fletë votimi me Donald Trumpin nuk më impresionon
*Ja arsyeja pse protestova para Gjykatës, zero tolerancë ndaj atyre ‘që i zë puna’
TIRANE- Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, flet për protestën e disa ditëve më parë, e cila u kthye në një çështje mjaft të debatuar. I ftuar në emisionin “Studio e hapur”, Veliaj tha se zëri i qytetarëve bëri që Gjykata të lexojë siç duhet ligjin.

Duke theksuar se kjo ishte një protestë paqësore, kryebashkiaku Veliaj tha se do të pritet vendimi i nesërm i Gjykatës për ndërrimin e trupës gjyqësore. Kreu i bashkisë ka folur edhe për përplasjen me presidentin Bujar Nishani.

Ndërkaq, Erion Veliaj ka folur edhe për investimet në kryeqytet, dhe punët e tjera që ai kërkon të realizojë si kryetar i Tiranës brenda këtij mandati.

Gjatë ditëve të fundit jeni vënë në qendër të sulmeve, pas protestës para Gjykatës. Si i komentoni? Veliaj çfarë po ndodh me ty?
Po punohet. Tirana është kthyer në një kantier pune. Ky është ekzaktësisht premtimi që bëra. Disa i zë dita, disa i zë buka, e disa i zë puna. Puna nuk do të ndalojë në Tiranë. Me njerëz që i zë puna, e thonë mos punoni kaq shumë, unë nuk kam tolerancë.

Të flasim për punët që keni bërë apo që nuk keni bërë. Por të flasim për protestën përpara Gjykatës. Do të protestoni sërish nesër?
Jo nesër do të pres vendimin. Arsyeja pse protestova është se herën e parë na u mohua kjo seancë që ndodh nesër. Ne si palë gjykuese kërkuam ndërrimin e trupës gjykuese. Herën e parë nga u refuzua, dhe pasi protestuam na u pranua. Për herë të parë gjykata pa një grup të vendosur që di ligjet e shtetit dhe herën e dytë i pranon e i shqyrton do të thotë se kemi patur të drejtë. Kjo u ndodh edhe qytetarëve tanë që përcillen kështu. Me vjen mirë që pas atij tubimi gjyqësor ne e përcollëm mesazhin. Protesta paqësore e një qyteti që ishte viktimë e padrejtësisë, reagimi i qytetit e bëri gjykatën të lexonte ligjin ashtu siç ishte.

Ju thoni se në një mënyrë të tërthorët se ju keni ndikuar gjykatën?
Unë kam ushtruar të drejtën time për të protestuar.

Duke shkelur Kushtetutën sipas zërave?
Kori i zërave i veshur me një lloj velloje ekspertësh. këta zëra nuk e kontestojnë dot këtë protestë. në këtë shtet ka të drejtë të protestojë. Për sa i takon që një orë ose një natar më parë e njofton policinë.

Ju nuk jeni një njeri i thjesht…
Kjo që sapo thatë se përfaqësoj dhe qytetarët…

Ju po influenconi qytetarët..
Nuk impresionohem nga kori i njerëzve. Do ishte tmerr që të më doni njerëzit më të korruptuar në Shqipëri, do kishte marrë fund karriera ime. Të gjithë ata që kanë vënë vulat, më kanë marrë anëtarë të KLD dhe kanë thënë se ky është turp. Kjo gjykatë e ka dijeninë dhe inteligjencën. Ata si fillim iu varën pronarit e më pas ligjit. Unë kam mision që ta bëjë këtë qytet të jetueshëm. Qyteti është në një pikë jetike. Disa gjyqtarë janë të ndeshëm, janë në shtëpitë e tyre të vjetër, me makina të thjeshta, apo shkojnë në punë me autobusë.

Të mos dalin nga tema..
fakti që jam emocional nuk mund të mos flas. Ndaj, po mos të isha emocional, s’do reagoja.

A e keni një ide që duhet të kërkoni ndjesë?
Unë kam vetëm një ndjesë. Një ndjesë që nuk jam përfshirë më herët nën protesta dhe reformën e gjyqësorit. E vetmja ndjesë që kam është që s’jam përfshirë më herët. Kjo poshtërsi që i është bërë Tiranës. Unë dëgjojë thashetheme ndaj vetes e familjes time, por kur vjen puna tek puna, aty bëhem bishë e nuk të fal. Tek fokusi i Tiranës, jam një nga ushtarët më të ethshëm të reformës në drejtësi.

Sot në Tiranë shumë punë janë bllokuar ose po përpiqen të bllokohen nga një forcë e errët. Janë bërë 108 protesta. Kur iu dështoi kjo strategji, kur e panë që Tirana nuk e honeps dot dhunën, njerëz që zbresin nga autobusi, që marrin pusetat si trofe, që shkulin pemë.

Ky është racizëm?
Jo nuk është racizëm, të ma japin sot Kamzën unë e bëj dritë. Të më thuash se Kamza menaxhohet më mirë se Tirana…Staf i bashkisë së Kamzës vijnë dhe marrin trofe zgarat e pusetave nga Tirana, kjo nuk është racizëm…armatosesh si gjel për lodrat e kalamajve, është kompleks.
Kemi një copë presidenti dhe ca njerëz që i kemi emëruar dhe oburra të futemi si korporatë. Tirana do bëhet. Në Amerikë kongresmenë, senatorë protestojnë para gjykatave. Sot presidenti i Amerikës është në protestë. A ma provon dot që është e paligjshme?!

Ndërhyrja në veprimtarinë e gjykatave sjell veprimin sipas ligjit…
Dola dhe iu dhashë publikut argumentet.

Ju përmendët kongresmenët amerikanë, por një letër e një kongresmeni drejtuar ambasadorit Lu flet për një shqetësim…
Unë jam me ambasadorin Lu, për iniciativën në reformën në drejtësi. Një kongresmen që është në të njëjtën fletë votimi me Donald Trumpin nuk më impresionon.

E kuptoj këtë antipati tuajën dhe të kryeministrit kundër Donald Trumpit…
Është e gjithë botës së civilizuar. Ju se kuptoni se ky trumpizëm po na merr në qafë.

Prokuroria e Tiranës ka nisur një procedurë verikfikimi. I druheni ligjit?
Nuk i druhem ligjit nëse nuk e shkel. Je president, merru me detyrat e tua, me merru me reformën në drejtësi, e jo me lodrat e kalamajve. Ngela duke i thënë presidentit, nëse do të luash me lodrat, prit të mbarojnë e eja luaj. Unë kam një konflikt me një privat. Ai ka marrë një leje ndërtimi pasi qeveria kishte dhënë moratoriumin. Basha ka dhënë një leje ku askush tjetër nuk kishte dhënë, nuk ka dhënë asnjë leje Rama. Kjo leje ndërtimi pallat 17-katësh është firmosur nga Basha në një datë disa ditë pasi ka hyrë në fuqi moratoriumi. Komiteti i Digave që i kishte dhënë firmën këtij zotërisë ishte fals, nuk ishte bërë studimi. Nga pesha e betonit mund të shembet e gjithë diga, sipas Komitetit të Digave. Kemi një ethe për të zgjidhur një gjyq, dhe këtu ka gjyqe prej vitesh e nuk prek njeri me dorë. Njeriu respektohet nga sjellja dhe karakteri që ofron. Ky njëri nuk flet për 21 janarin, për Gërdecin, për vjedhjet që i bëhen qytetarëve, dhe i thotë kreu të Bashkisë lëri këto lodrat, dhe se unë do futen te kjo puna e pallatit. E bën këtë sepse është i kapur. Kur je lodër, sillesh si lodër, se s’mund të dalësh nga profili që të kanë dhënë.

Trupa gjykuese zgjidhet nga Gjykata. Si ka influencuar presidenti?
Presidenti çoi në gjykatë trupa të reja, të cilat në momentin e parë ishin në mendimin tonë. Dhe brenda 3 ditëve kjo trupë u ndryshua.

Do ta padisni zotin Nishani?
Do të thotë se kur disa personazh nuk janë më në publik do vazhdoj deri në fund. Shqipëria dhe Tirana do jenë përjetë. Tradhtarët do jenë të përkohshëm.

Edhe presidenti do t’ju padit.
Mezi pres, mundësisht t’ja japi Gjin Gjonin, që ti palos në seancë si njerëz që shkatërruan Tiranën. Këta njerëz shkojnë me zell në punë që të bllokojnë punë. Gjin Gjonin, Zenin, dua ti kem në një seancë, merrni kamerat e jepeni live.

Furtuna që keni ngritur…
Flasim për të ardhmen.

Doja t’ju pyesja në lidhje me Presidentin, për një listë me pyetje që i keni drejtuar. A keni indicie?
Kur një qytetar, kryetar bashkie që nuk e emëron gjykata proteston për të dhënë mendimin e vetë, ju e quani ndikim mbi gjyqësorin, kur shefi thotë merruni me kryetarin e bashkisë.

Kur e ka thënë këtë?
Tek lodrat. Indiciet i kam.

Ju përgjon, ju ka vënë KLD-në, pse?
Unë s’kam asgjë, ai mund të ketë. Do jetë rasti i parë në histori që presidentë duan të bëhen kryetarë bashkie. Po shkojnë në një humbje spektakolare vitin tjetër.

Ju po thoni që Nishani po projektohet nga PD?
Është ashiqare. Ju duhet një plan për humbjen e Lulit vitin tjetër dhe plani është ky.

Tirana është një hambar votash, Tirana është kthyer në punë dhe ekipi, karteli, korporata e të korruptuarve kanë vetëm një shpresë t’i bllokojmë punën. Me Edi Ramën e kanë të vështirë. I vetmi merak është që punët që kemi nisur, të ecin para. Tek puna bëhem bishë. Jam bishë për punët e Tiranës. Unë jam duke bërë punët e mia.

Ju jeni në debat të hapur me presidentin?
Kjo alibi do qëndronte nëse unë do kisha sfiduar presidentin. Unë isha në punën time. Tirana ka 10300 pemë më shumë. Nuk është perfekt po 31 kopshte e çerdhe janë bërë. Unë isha në punën time.

Arsyeja cila është që vajtët para Gjykatës?
Vajta si qytetar, nuk mund të ketë gjykim me kushërinj.

Ju thoni që ju përgjon presidenti nëpërmjet SHISH?
Unë them më shumë gjëra në televizor se në telefon. Dhe nuk e kam këtë problem.

Në një listë të publikuar nga Berisha për të përgjuarit është edhe emri juaj…
Sot policia e shtetit respektohet dhe qytetarët që deri dje kishin lloj-lloj personazhe në krye të policisë sot kanë uniforma. Nuk besoj në gjerë të tilla dhe fantazitë e Berishës nuk i besoj sa të jem gjallë. I besoj vetëm punës time. Unë nuk jetoj me “sikur-et” e Saliut, merrem me të vërteta. S’e kam fare problem këtë pjesë.

Në protestë kishte edhe deputetë që janë edhe ndërtues …
Të jesh deputet do të thotë të përfaqësosh qytetarët dhe secili ka pasur jetën e vet para kësaj, dhe normale kjo nuk më shqetëson aspak.

Pse nuk kërkoni revokim të lejes së firmosur nga Rama …
Kjo është një leje e firmosur, jo një legjendë urbane. Lejen e ka dhënë Basha. Kryeministri Rama për këtë situatë është shprehur qartë. Ne duhet të provojmë në gjykatë çështjen. Duhet të lexohen paditë tona. Do t’i garantoj qytetarët që pallat te diga nuk do të ketë.

Nëse revokohet, a do të ketë kosto financiare për qytetarët e Tiranës?
Një kosto të vogël do të ketë. Ky vajti firmosi shtyrjen e lejes, të firmosur dy ditë para se të linte bashkinë.

Çfarë është kjo gjuhë denigruese?
Sipas kokës, veja festen.

Ata të PD kanë heroin e tyre..
Le ta kenë heroin, kanë të drejtë të gjithë ta kenë heroin. Një takt ka qenë dhe ai për infrastrukturën arsimore..

Pse një afat i tillë?
Nuk është takt. Sot kemi një agjenci të parqeve. Pemë kemi por jo tek shkollat.

Pse 7 vjet?
Sepse mendojmë se brenda 7 viteve do ky projekt. Në 7 vite me skemën që duam të bëjmë, ne kemi mundësi që brenda 7 viteve mos t kemi asnjë shkollë me dy turne,. Unë besoj se brenda këtij mandati nuk do kemi më shkolla me dy turne dhe një pjesë e shkollave 9-vjeçare do u zgjidhen problemet.

Sa shkolla ndërtohen?
Do jenë diku tek 20 shkolla. S’do bëjmë shkolla kolibe, por në zona të përqendruara.

Keni hedhur idenë e ndërtimit të shkollave në partneritet me privatin…
Ky model ka funksionuar me sukses në Kroaci, Izrael, Turqi. Ne do të merrnim kredi që do ta shlyenim për disa vite, por përndryshe i themi sipërmarrësve që të marrin kredi, pasi interesat tashmë janë shumë të ulëta. Dhe kështu këto para të përdoren për ndërtimin e shkollave dhe ne t’i paguajmë ndër vite, siç do t’ia paguanim kredisë që do merrnim ne.

A duhet të na shqetësojë hija e koncesioneve edhe te shkollat?
Ky nuk është koncesion. Ka një formulë, dhe për shumë prej këtyre projekteve ne kemi kontaktuar edhe BB. Ne le t’i kemi shkollat sot dhe t’i paguajmë kostot në vite. Sot jemi në një situatë kur nuk marrim dot kredi për të bërë punë. Për këtë duhet të tregohemi kreativë dhe t’i themi biznesit eja ndërto ti, dhe t’i paguajmë në vite. Po shkojmë në partneritetin me privatin, edhe për pallatin e sportit. Kështu Tirana do të ketë një terminal, një pallat sporti, jemi bërë si kandahar. Po drejtojmë Tiranën me premtimet që kam bërë në fushatë.

Në një farë mënyre PPP do të zgjidh varfërinë, kush do të zgjidh falimentin e bizneseve në Bashkinë e Tiranës, rreth 1/3. A mendoni se ishte gabim rritja e taksave?
S’kemi rritur taksat për 99% të qytetarëve të Tiranës. Nuk ka rritje taksash. Për ata që i kanë paguar është lehtësi. Për ata që se kanë paguar asnjëherë taksat e kanë problem.

Unë po iu përgjigjem për një rast që po më thoni. Biznesi që kalon i madh se përcakton bashkia por tatimet. Nëse më thoni se ky biznes ka kaluar si biznes i madh me këtë xhiro, atëherë ka kaluar biznes i madh.

I është rritur dyfish taksat?
Qysh doni të jemi një qytet pa taksa. Kush do i paguajë, gjyshet. Menaxhimi i qytetit kërkon që ai fiton më shumë, të paguajë pak më shumë.

MF raporton se të ardhurat e prillit mbeten të ulëta…
Ministri i Financave sapo deklaroi të ardhurat, po bën një punë të shkëlqyer.

Unë iu referova të ardhurave të prillit dhe mbeten të ulëta….
Fakti që unë po mbledh paratë që nuk mblidheshin në Tiranë më bën nder. Keq të bëhet biznes i madh, keq i vogël. Është i madh apo i vogël vlerësohet nga sa ka deklaruar vetë.

Si është dita juaj?
Çohem në 6 çdo mëngjes. Çdo ditë zgjedh një rrugë të caktuar të Tiranës. Më shumë me biçikletë dhe autobus. Verifikoj autobusët. Jam i pakënaqur nga mënyra si po funksionon sistemi i autobusëve. Ka pasur përmirësim. Do ketë shkartisje të sistemit. Do futet sistemi elektronik.
Për qytetin më të mirë 30 vipat e Tiranës do japin një kontribut më të madh, për të tjerët do jetë njësoj. Unë jam i majtë, progresist e pranoj. Unë po kërkoj proporcion.

Çfarë po ndodh për projektin tuaj shkollat qendra komunitare?
Do kemi 14 shkolla në fund të vitit. I kemi sjellë një ndjenjë komunitetit të shkollave të paprecedentë. Nga ajo që mbylleshin sapo mbaronte mësimi sot janë kthyer në qendra komunitare. Më kujton kohën kur Tirana kishte jetë, kur unë isha gjimnazist, kishte konkurse debati mes shkollave, Rinfesti etj.

Keni ndërhyrë për fusha sportive, çerdhe e biblioteka?
Më vjen keq si ishte lënë Tirana për 4 vjet. Çerdhet nuk kishin nevojat minimale. Sot 31 çerdhe të Tiranës janë model. Kemi filluar me 23 kopshte. Të tretin e mbylla këtë javë. Në kopsht kishte fëmijë të qytetarëve amerikanë, turq etj që kishin zgjedhur kopshtin publik. Jemi cilësi më e mirë se privati.

Qëndrojmë pak tek 1 qershori…
Ky është 1 qershori më i pritur. Kur të bëhet ky i pari për 20 të tjerët do bjerë pak histeria.
Kam thënë nuk do ketë kafe dhe nuk do të priten pemë. Nuk ka kafe dhe nuk po priten pemë. Dje në News 24 pashë që pema ra në QSUT. Në momentin që një pemë ka degraduar dhe është në rrezik të bjerë duhet krasitur.

Paditë e prokurorisë…
Kam 5 padi për çdo punë që kam hapur në Tiranë. Momentalisht kam 150 padi. Pushka top! Sa më shumë padi aq më shumë po ecën Tirana. Nuk ka Zot që më ndalon të punoj për Tiranën. Paditë e tyre si kam në refene.

Çfarë do bëni nëse ju rrëzon gjykata?
Çfarë do rrëzojë gjykata. Që unë bëj punë publike? Unë vë puseta që të mos biesh ata le të nxjerrin vendime.

Do vazhdoni me projektet e parkut?
Do vazhdojmë me projektin e përfundimit të pistës. Ka filluar prishja e lokaleve pa leje rreth zonës së liqenit. Janë prishur 7-8 do prishen edhe dhjetëra të tjerë. Pista që vrapon sot është gjysmake. Bëhet fjalë që do hiqen 14 ndërtesat e gardës do jetë vetëm një.

***

Përse ju i quani tahmaqarë qytetarët e Tiranës, pronarët e Tiranës?
Është një ndërtesë që nuk ka banorë, e INSIG-ut.

Nëqoftëse kjo godinë më parë ka qenë banesë..
Është një ndërtesë e regjistruar në hipotekë si ndërtesë shërbimesh, ndryshimi është bërë javët e fundit dhe është bërë ndërtesë-banesë. Edhe qytetarët i referohen si INSIG-u. Para pak javësh u ndërrua sepse çmimi i një banese është 3 herë më i lartë se një ndërtesë shërbimesh.

Unë e di që është 3 dhe 4 katër kate por në hipotekë ishte regjistruar 1 kat. Sepse bënin evazion fiskal. Tani që iu vjen shpronësimi thonë ta bëjmë 4 kate. Vetëm nga këto marifete vlera që marrin sot në dorë është 6-fishuar. Qytetarët janë gjykata e vërtetë. Nëse kjo nuk është tahma, kur e kishe bëje evazion fiskal dhe e deklaroje 1 kat, tani e deklaron 4 kat dhe si banesë.

Për t’ju thënë se sa gabim e kanë këtë strategji jo vetëm që do i shikoj deri në fund kësaj historie të hipotekës por do i shkoj në fund edhe gjyqtarëve. Janë bërë legalizime në liqen.

Dua ta bëj me dije atë personazh se si është ndryshuar në hipotekë fakti që pronari ja ka shitur një pronari italian. Ka qenë një shtëpi publike. Italiani dëbohet nga Shqipëria kur vjen komunizmi dhe fshihet fashikulli nga hipoteka. Jo vetëm i kam pritur këta njerëz por i di gjithë mashtrimet që janë bërë. Po merrni 2 mln dollarë, zhbllokoni Tiranën. Jam më i ftilluar seç duket, i di të gjitha poshtërsitë.

A ka raste të tjera të ngjashme?
Besoj se më shumë se pengesat, bashkia ime ka zell. Çdo ditë bëj një punë konkrete. Nuk ka për tu ngrysur një natë që nuk do ketë një projekt konkret.

Konkursi i sheshit Skënderbej kur është bërë, a ka patur alternativa?
Konkursi është bërë që në administratën e Edi Ramës. Pati një groposje të gjithë atij investimi dhe po mundohemi që në kohë rekord të bëjmë projektin dhe një axhustim të tij. Kemi hapësirë për më shumë pemë. Axhustime që e bëjnë projektin shumë herë më shumë bashkëkohor.

A do ketë kullë tek 7 xhuxhat?
Nuk do ketë kullë. Këndi i lojërave është pronë e bashkisë. Është me një qira këtu e 15 vite më parë.

Koncesioni i parkingjeve…
Nuk ka koncesion parkingjesh. Kemi një agjenci parkingjesh. Sot e kemi parkingun me kamera.

Po flisja për parkun Rinia…
Ah, parku Rinia, jo vetëm që do bëhet parkimi nëntokësor. Jam i paduruar që të fillojë sa më shpejt.

Duhet të pritet gjykata…
Edhe gjyqtarët po e kuptojnë se kjo është një iniciativë që po tenton të bllokojë qytetin. Kjo historia e këndit të lojërave shpjegon edhe histerinë.

Pse krenohet zoti Veliaj me rikonstruksionin e çerdheve nga privati?
Sepse unë besoj tek mobilizimi. Nuk kemi lënë gur pa lëvizur.

Tek Unaza e Re ku janë shkollat?
Duhet të sqaroj diçka. Është një zonë që gjendet në komunën e Kasharit. Kur dikush vendos ku do marrë shtëpinë duhet të shikojë dhe parametrat. Nëse ka zgjedhur një komunë që jepte vetëm pallate dhe jo kopshte e çerdhe…Qytetarë të përgjegjshëm por edhe bashki të përgjegjshme. Po e bëjmë.

Pse pensionistët duhet të paguajnë taksën e arsimit?
Nuk e paguajnë. Nëse nëna ime rri me mua, mund të vijë tek fatura e ujit.

(el.sp/ed.me/m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: