TIRANE- Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama për ligjin e shembjes së Teatrit Kombëtar. I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ Paloka deklaroi se kompania ‘Fusha’, e cila do të ndërtojë godinën e teatri të ri ka ndërtuar vilën e kryeministrit Rama në Surrel.

Mes të tjerash demokrati tha se pronarëve të tokës po u bëhet preson, ndërsa tha se prona publike po merret në kundërshtim me ligjin. Po ashtu Paloka përgëzoi publikisht për qëndrimin e tij ministrin e Diasporës, Paneli Majko, i cili gjatë seancës plenare kur u votua ligji për teatrin u largua dhe nuk mori pjesë në votim, shkruan ‘BalkanWeb’.

“Duke parë seancën e fundit në votimin për ligjin që shkatërron Teatrin Kombëtar, që i fal pronën publike Edi Ramës, nuk i mjaftoi ky akt që shkelet Kushtetuta, por u manipuluan votat para parlamentit. Rama është bërë ekspert kriminalist dhe përgjimesh. Hetimet si ato që bën Rama nga Surreli. Nuk janë marrë karta nga deputetë të opozitës. Votimi është manipuluar, nuk është rast i parë, por i përsëritur. Kemi parë PS duke vjedhur votat e opozitës, kur Taulant Balla u kap me kamera duke votuar në emër të opozitës për Prokuroren. Çdo deputet ka kartën e tij, dhe kur e fut më del emri Edi Paloka, dhe jo Gramoz Ruçi. Është njësoj siç tha Rama; e verifikova unë përgjimin. Është një fakt; votimi është manipuluar. Pamjet tregojnë se u përdor karta e Tavos. Aty del që ka një votim parlamentar dhe i takon prokurorisë që të hetojë. Kemi 5 vjet me Ramën kryeministër që merret me këto përralla. Përgjimin s’ja mori përsipër t’ja bëjë Italia. Vetëm për këtë duhet të shkojë kryeministri para gjyqit. Ne kemi kontakte me disa prej pronarëve afër teatrit, dhe ata kanë thënë se nuk janë dakord t’ja japim kompanisë dhe kanë marrë kërcënime. Kompani Fusha ka ndërtuar edhe vilën e Ramës. Po merret prona publike në kundërshtim me ligjin. Largimi i Majkos nga Kuvendi ishte për t’u përgëzuar. Unë e përgëzoj, pasi ai ishte i vetmi që se votoi ligjin për teatrin. Firma Fusha ka lidhje mafioze dhe korruptive”, tha ai.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: