TIRANË- Nënkryetari i PD-së Edi Paloka duket se është kundër ish-kryeministrit Sali Berisha. Duke iu referuar videos së BBC për atletet e Ramës të shpërndarë edhe nga Berisha, Paloka thotë se të vazhdojmë të merremi me atletet e kryeministrit është tallje për veten.

Paloka thotë se ai është gati të dalë dhe lakuriq që shqiptarët të merren me të e jo me të zezat që iu bën. Ai kujton se nuk ka asnjë informacion zyrtar për marrëveshjen me Tsipras.

“Kur BBC tallet me kryeministrin e Shqipërisë, sigurisht nuk është momenti të brohorasësh ‘O sa mirë me qenë shqiptar’. Por që ne vazhdojmë dhe merremi me atletet e Ramës, kjo është tallje që i bëjmë vetes.
Ai është gati të dal dhe lakuriq që shqiptarët të merren me hallatet e tij e jo me të zezat që ju bën prej 20 vjetësh që është me pushtet.
Në mungesë të plotë transparence, nuk jepet asnjë informacion zyrtar për marrëveshjen që ka bërë me Tsipras, ndërkohë që burimet e tjera japin lajme tronditëse për akte që nuk mund të quhen ndryshe përveçse tradhti kombëtare. Po ne merremi me atletet dhe fytyrën prej idioti që i nxjerr BBC…”, shkruan Paloka.

Paloka fb

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb