GREQI- Një tragjedi e rëndë i mori jetën 88 personave në veriperëndim të Athinës në Greqi, ndërsa pasojat që la pas do mbeten të gjalla në memorjen e të prekurve për kohë të tëra.

Nuk dihet ende nëse zjarri masiv ishte apo jo i qëllimshëm, por plagët janë të freskëta e të shumtë janë banorët që postojnë video dhe foto nga “ferri” i ndodhur kryesisht në zonën e Mati.

Mes të shpëtuarve nga “apokalipsi” është edhe një grua që quhet Elia Kallia.

Pamjet rrëqethëse ku shfaqen burra e gra me fëmijë në krah, që zhyten në det për t’i shpëtuar zjarrit ajo i ka postuar në Facebook-un e saj.

“Ne përjetuam ferrin dhe vdekjen. Ju lutem ripublikoni fotot për t’i ndihmuar njerëzit të gjejnë të tyret, shkruan Kallia
a

Komentet nuk janë të nevojshme”, shkruan ajo poshtë pamjeve.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: