BRITANI – Policia e armatosur ka rrethuar një makinë pasi u përplas me barrierat e sigurisë së Parlamentit anglez në Britani.

Ngjarja shkaktoi alarm të menjëherëshëm, duke bërë që policia të angazhohet me një numër të madh oficerësh për zgjidhjen e situatës.

Dëshmitarët dëgjuan një përplasje të fortë teksa një automjet ngjyrë gri u përplas me barrierat në Ëestminster rreth orës 7.30 të mëngjesit të sotëm.

Armed police raced to the scene have surrounded a car after a crash outside Parliament today

Rreth një duzinë oficerësh të armatosur u sulën drejt automjetit dhe i kthyen armët burrit me xhaketë të zezë, i cili u tërhoq nga makina.

Një kordon i madh u ngrit rreth Parlamentit këtë mëngjes me policinë që kishte dyshimet se brenda makinës mund të ndodhej një bombë.

Nga incidenti raportohet për disa kalimtarë të plagosur.

e.f/BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: