VLORË- Një dyqan veshjesh është shkrumbuar nga flakët sot në Vlorë.
Gazetari Enrik Mehmeti tha për “BalkanWeb” se dyqani është përfshirë nga flakët brenda disa minutash por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar pasi ata që ndodheshin brenda kanë arritur të dalin sapo kanë shpërthyer flakët.

Nuk dihet ende se cila ka qenë arsyeja e zjarrit, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë shkuar policia dhe zjarrfikësja.

Ngjarja ka sjellë panik tek banorët e zonës, pasi dyqani ka qenë pranë banesave e objekteve të tjera. Gazetari Mehmeti ka siguruar pamje nga momenti i djegies, teksa shihet tymi i madh i zi që del nga objekti.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: