KOSOVE- Kryeministri i Kosoves, Ramush Haradinaj pasi ka dalë kundër idesë së Lutfi Hazirit për shkëmbim territoresh me Serbinë, ka dhënë edhe një paralajmërim të frikshëm.

I ftua në “Debat Plus” ai thënë se prekja e territorit për të nënkupton luftë.

“Ndarja për mua është luftë, unë këtë e them pa hezitim dhe është rrezik me fol për ndarje…”, deklaroi Haradinaj, teksa debatonte për çështjen e shkëmbimit të territoreve.

Sipas tij, kushdo që përmend ndarje do me i sjellë një tragjedi Ballkanit.
“Nuk është mirë me përmend ndarje. Kushdo që e përmend ndarjen, për çfarëdo arsye, e ka gabim, do me i sjellë një tragjedi Ballkanit”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Kryeministri Haradinaj tha se në këto rrethana nuk ka as ndarje as shkëmbim territoresh, pasi situata rrezikohet.

“Nuk ka ndarje, nuk ka shkëmbim territoresh, lëvizje kufijsh, është rrezik, nuk bëhet në këto rrethana”, ka thënë ndër të tjerash i pari i qeverisë së Kosovës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: