Gazeta franceze, “Paris-soir”, ka botuar, të hënën e 17 shtatorit 1928, në faqen n°3, një shkrim një lidhje me njohjen e mbretërisë shqiptare nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Tiranë, 15 shtator. – Buletini i Shtypit të Shqipërisë publikon informacionin e mëposhtëm:

“Shkëlqesia e tij Z. Charles Hart, Ministër i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, njoftoi zyrtarisht qeverinë shqiptare se qeveria e Shteteve të Bashkuara ka marrë parasysh ndryshimin e formës së Shtetit shqiptar, në monarki kushtetuese, si dhe njohjen e Madhërisë së Tij Zogut, mbret të shqiptarëve dhe se ai synon të hyjë në marrëdhënie diplomatike me Qeverinë Mbretërore Shqiptare.”

Burimi: (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb