TIRANE- Banorët e rrugës së Kavajës tashmë do të kenë një linjë të re ujësjellësi. Kështu, ndërhyrja e radhës nga Bashkia e Tiranës ka qenë në rrugicat e rrugës së “Kavajës” ku po punohet për zëvendësimin e linjave të furnizimit. Përveç tubave kryesorë të ndërtuara në ’63, po zëvendësohen edhe linjat e vogla shpërndarëse.

Falë këtyre ndërhyrjeve do të shmangen abuzimet me ujë, duke sjellë kështu dhe një furnizim më të madh për familjet në krahasim me vitet e shkuara.

Po ashtu mësohet se bashkia po rinovon të gjithë linjat e transmetimit të ujit të pijshëm duke garantuar më shumë cilësi për qytetarët, por edhe furnizim më të rregullt me ujë duke ulur edhe nivelin e humbjeve në rrjet.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: